Netanjahu e quan çështjen për korrupsion kundër tij "gjueti shtrigash"

Azia

Netanjahu e quan çështjen për korrupsion kundër tij "gjueti shtrigash"

Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:47
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ai do të udhëheqë Izraelin edhe për "shumë vite të tjera", ndërsa përballet me akuza për korrupsion.

Gjatë një fjalimi televiziv, zoti Netanyahu bëri thirrje për mbështetje publike, duke e quajtur çështjen kundër tij një "gjueti shtrigash" me prapavijë politike.

Benjamin Netanjahu dyshohet të ketë pranuar dhurata të shtrenjta nga miliarderë dhe se i ka bërë favore një manjati të medias izraelite në këmbim të një mbulimi në favor të tij në gazeta dhe në internet.

Ministria e drejtësisë duhet të mbajë një seancë dëgjimore për t'i dhënë zoti Netanjahu mundësinë për t’u mbrojtur përpara se akuzat të ngrihen zyrtarisht, proces që mund të zgjasë disa muaj, shumë kohë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 prillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat