Moon: Bashkimi korean do të jetë një komunitet për paqe dho zhvillim ekonomik

Azia

Moon: Bashkimi korean do të jetë një komunitet për paqe dho zhvillim ekonomik

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:47
Moon Jae-in

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, deklaroi se vendi i tij do të forcojë bashkëpunimin me Japoninë, gjatë një ceremonie në përkujitm të përvjetorit të Lëvizjes për Pavarësinë Koreane, sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve “Yonhap”.

Gadishulli Korean mori pavarësinë nga sundimi kolonial japonez në fund të viteve 1940, që u pasua nga lufta mes dy koreve dhe rajoni u nda në Korenë e Jugut dhe Korenë e Veriut, respektivisht të ndikuar nga blloku perëndimor dhe ai rus.

“Regjimi i ri i Gadishullit Korean do të përgatitet për unifikim dhe do të jetë një komunitet për bashkëpunim paqësor e ekonomik, që ndërpret historinë e konfliktit të ndërlikuar të vendit dhe ndarjen ideologjike”, deklaroi Moon.

Deklarata vjen një ditë pasi presidenti i amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u takuan në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, për samitin e dytë mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean, edhe pse dy liderët dolën nga takimi pa nënshkruar ndonjë marrëveshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat