Tre të vdekur nga bombardimet në Kashmir

Azia

Tre të vdekur nga bombardimet në Kashmir

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:46
Kashmir

Bombardime vdekjeprurëse kanë shpërthyer në Kashmir, një ditë pasi një pilot indian i kapur nga Pakistani në Kashmir iu dorëzua Indisë.

Tre anëtarë të një familjeje, një nënë dhe dy fëmijë, u vranë nga artileria e forcave pakistaneze, thanë zyrtarët indianë të shtunën. Babai ishte plagosur rëndë.

Zyrtarët pakistanezë thonë se bombardimet nga pala indiane kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Të premten, një pilot indian i kapur nga Pakistani kur avioni i tij luftarak u rrëzua në territorin e Kashmirit mbi të cilin kanë pretendime të dyja palët, iu kthye Indisë në pikëkalimin kufitar të Wagahit mes dy vendeve.

Kthimi i tij pritet të shmangë në konflikt më të gjerë mes vendeve me kapacitete bërthamore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat