Netanyahu dënon sulmin ndaj memorialit hebre në Francë

Azia

Netanyahu dënon sulmin ndaj memorialit hebre në Francë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 13:40
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka dënuar sulmin në një memorial të Holokaustit në qytetin francez të Strasburgut.

Netanyahu dënoi dëmtimin e monumentit që është vendosur pranë një sinagoge të shkatërruar nga nazistët më 1940.

Policia franceze gjatë ditës së shtunë kanë nisur hetimin lidhur me këtë incident.

Ky incident vjen në kohën kur sulmet anti-semite kanë shënuar rritje muajt e fundit në Francë. Muajin e kaluar në Francë ishin dëmtuar rreth 80 varreza të hebrenjve, ku mbi to ishin ngjyrosur me sprej simboli i svastikës.

Netanyahu u bëri thirrje “të gjithë udhëheqësve të shteteve që të bashkohen për të denoncuar antisemitizmin.Mënyra e parë për ta luftuar antisemitizmin është denoncimi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat