Gjendet aeroplani i zhdukur MH370?

Azia

Gjendet aeroplani i zhdukur MH370?

Më: 3 mars 2019 Në ora: 18:55
Hulumtuesi Daniel Boyer beson të ketë gjetur aeroplanin e linjës Kuala-Lumpur-Pekin

Pesë vjet pas aksidentit më të mistershëm të të gjitha kohërave - zhdukja e aeroplanit të kompanisë ajrore së Malajzisë - duket se më në fund është gjetur vendi ku do të ketë përfunduar MH370 me 239 udhëtarë.

Hulumtuesi Daniel Boyer beson të ketë gjetur aeroplanin e linjës Kuala-Lumpur-Pekin, i zhdukur më 8 mars 2014 dhe thotë se vendi i rënies është identifikuar me 99 për qind siguri në xhunglën e Kamboxhia.

Sipas tij, pas vrojtimeve të xhirimeve satelitore, aeroplani ka rënë në xhunglën e Kamboxhia dhe ka dërguar një ekip në fillim të këtij viti, por ata ende nuk kanë arritur deri te vendi i rrëzimit për shkaqe sigurie dhe se atij i ishte thënë se bëhej fjalë për një aeroplan tjetër, edhe pse shënimet e zyrtarëve kamboxhianë dhe xhirimet satelitore tregojnë krejt ndryshe.

“Kur shikoni xhirimet satelitore të Boing 777 nga asfalti i aeroportit dhe vendit të rrëzimit, ngjyra e mbetjeve përputhet dhe disa pjesë të vendit të rrëzimit janë simetrike të Boing 777”, tha Boyer.

Sipas tij, për herë të fundit një aeroplan në Kamboxhia është rrëzuar në vitin 2007 dhe se koordinatat e vendit të cilat Boyer i ka që nga viti 2008, tregojnë se që nga ajo kohë vendi ishte i paprekur.

“Çfarë tjetër mund të çrregullojë këtë vend në xhungël, në një distancë të largët me kilometra nga rruga më e afërt”, pyet Boyer.

Ai gjithashtu shtoi se një nga anëtarët e ekipit foli me banorët lokalë në Kamboxhia, të cilët kishin parë një aeroplan të zbriste në të njëjtën zonë si vend i aksidentit të MH370, dhe njëri prej tyre tha se kishte parë emblemën e dragoit, ngjashëm me logon e Malaysia Airlines.

"Bazuar në të dhënat që kam mbledhur me ndihmën e ekipit të kërkimit, imazhet satelitore dhe të dhënat historike mbi rrëzimet e njohura në Kamboxhia, ky është 99 për qind e mundshme që të identifikohet si një aksident avioni që është shumë larg hapësirës për ecje", pohon Boyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat