Qeveria e Afganistanit dhuron 1 milion dollarë për refugjatët palestinezë

Azia

Qeveria e Afganistanit dhuron 1 milion dollarë për refugjatët palestinezë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 13:30
Abdul Rahim Sayed Jan

Qeveri e Afganistanit i ka dhuruar 1 milion dollarë për një agjenci të Kombeve të Bashkuara që ndihmon refugjatët palestinezë.

Gjatë një ceremonie të mbajtur në Stamboll, ambasadori i Afganistanit në Turqi, Abdul Rahim Sayed Jan, ia ka dorëzuar zyrtarisht këtë donacion komisionerit të agjencisë “UNRWA” të Kombeve të Bashkuara, Pierre Kraehenbuehl.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e ka çmuar donacionin e Kabulit dhe ka thënë se pavarësisht vuajtjeve të popullit afgan, vendi i tyre e ka treguar shembullin më të bukur të vëllazërisë ndërkombëtare përmes këtij akti fisnik.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së kishte njoftuar në gusht të vitit 2018 se nuk do të dhurojë fonde shtesë për këtë agjenci. Vendimi ishte kundërshtuar nga udhëheqësit palestinezë. Presidenti i Palestinës, Mahmbud Abbas, kishte thënë se ky është sulm flagrant ndaj popullit palestinez.

Agjencia “UNRWA” kishte deklaruar se është e zhgënjyer me vendimin e Shteteve të Bashkuara, por se do të kërkojë fonde shtesë nga shtetet e ndryshme në Evropë dhe Azi. Buxhetin vjetor i kësaj agjencie është 925 milionë dollarë dhe financohet nga donacionet ndërkombëtare, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat