Koreja e Veriut rindërton vendin e nisjes së raketës Sohae

Azia

Koreja e Veriut rindërton vendin e nisjes së raketës Sohae

Më: 6 mars 2019 Në ora: 07:51
Koreja e Veriut

Pamje të reja satelitore kanë treguar se Koreja e Veriut ka rindërtuar një vend për lëshimin e raketave e që më parë kishte premtuar se do ta shpërbënte.

Provat satelitore nga disa trupa vëzhguese amerikane dhe dëshmitë e shërbimit të inteligjencës së Koresë së Jugut, tregojnë përparim të shpejtë në rindërtimin e strukturave në bllokun e lëshimit të raketave në Sohae në Tongchang-ri.

BBC raportoi se këto pamje janë marrë vetëm dy ditë pas bisedimeve ndërmjet udhëheqësve të SHBA dhe Koresë së Veriut të cilat përfunduan pa ndonjë marrëveshje për denuklearizimin.

Faqja Tongchang-ri është përdorur për lançimin e satelitëve dhe testimin e motorit, por asnjëherë për nisjen e raketave balistike.

Premtimi për ta çmontuar atë ishte parë si një masë për ndërtimin e besimit midis Phenianit dhe Uashingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat