Vritet një gazetar në Afganistan

Azia

Vritet një gazetar në Afganistan

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Një gazetar ka vdekur pasi është qëlluar me armë në pjesën juglindore të Afganistanit.

Sultan Mahmoud Khairkhwa, 60-vjeçar, vdiq për shkak të plagëve nga armët e zjarrit pasi ishte qëlluar në kokë më 15 mars nga disa sulmues të panjohur në qytetin Khost.

Ky është gazetari i katërt që vritet vetëm gjatë këtij viti në Afganistan.

Khairkhwa ka punuar për televizionin privat “Zaman”. Është raportuar se autoritetet e sigurisë i kanë vrarë sulmuesit e gazetarit.

Javën e kaluar, Nisar Ahmadi, gazetar i një televizioni lokal, u vra nga shpërthimi i një bombe në veturë në provincën jugore të Helmandit.

Përndryshe, Komiteti për Siguri të Gazetarëve ka bërë thirrje që qeveria të bëjë më shumë për mbrojtjen e gazetarëve në Afganistan, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat