Kinezi dënohet ashpër për hedhjen e monedhave në motorin e aeroplanit

Azia

Kinezi dënohet ashpër për hedhjen e monedhave në motorin e aeroplanit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Një pasagjer me mbiemrin Li vendosi të hedhë dy monedha në motorin e aeroplanit, si shenjë e një udhëtimi të mbarë.

Ky veprim rrezikoi sigurinë e fluturimit, gjë që shkaktoi largimin e aeroplanit nga aeroporti në pjesën qendrore të Kinës. Fluturimi ishte planifikuar në orët e vona të natës dhe udhëtarët duhej të kalonin natën në dhomën e pritjes të aeroportit derisa arriti një tjetër aeroplan.

Kompania ‘Shenzen Airlines’ pësoi shumë dëme si pasojë e vonesës së fluturimit dhe kinezi u gjet fajtor, pasi u zbulua në kamerat e vëzhgimit se ai kishte hedhur monedha në motor, dhe u gjobit me më shumë se 5.600 euro për rrezikim të sigurisë së udhëtarëve.

Ky fenomen është i zakonshëm në Kinë. Vlerësohet se 70 për qind e popullsisë kurrë nuk udhëtojnë me aeroplan. Për të qenë "i sigurt" se çdo gjë do të jetë në rregull, ata përdorin zakonet e vjetra kineze – hedhin monedha për fat të mbarë.

Vitin e kaluar, në lindje të Kinës, një çift i martuar u arrestua, pasi hodhi gjithashtu monedha në motorin e avionit. Ata u paraburgosën për disa ditë dhe paguan rreth 8 mijë euro gjobë, pasi aeroplani me 260 udhëtarë duhej të priste për orë të tëra derisa të largoheshin monedhat nga motori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat