Fillon hakmarrja e Izraelit, bombardon Hamasin - Bota Sot
Fillon hakmarrja e Izraelit, bombardon Hamasin

Azia

Fillon hakmarrja e Izraelit, bombardon Hamasin

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:48
Fillon hakmarrja e Izraelit, bombardon Hamasin

Ushtria izraelite ka njoftuar që kanë filluar sulmet mbi militantët e Hamasit në Rripin e Gazës, disa orë pasi dyshohet që Hamasi hodhi raketa, të cilat e goditën një shtëpi në Izrael dhe plagosën 7 persona.

Nuk janë dhënë hollësi për këto sulme ajrore, por ka pasur raportime për shpërthime në pjesën perëndimore të Gazas.

Dëshmitarët raportuan se dëgjuan shpërthime në pjesën palestineze, vetëm disa minuta para njoftimit të ushtrisë.

Të hënë në mëngjes, shtatë njerëz u lënduan kur disa raketa u lëshuan nga Gaza dhe e goditën një shtëpi, e cila i përkiste një familjeje britaniko-izraelite. Sulmi ndodhi në pjesën veriore të Tel Avivit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, u zotua që Izraeli do të kundërpërgjigjet ashpër ndaj këtij sulmi.

Deri tash, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e raketave. Një zyrtar i Hamasit ka thënë se nuk kanë pasur interesim për ta bërë një gjë të tillë, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...