Netanyahu paralajmëron: Mund të ndërhyjmë fuqishëm në Gaza

Azia

Netanyahu paralajmëron: Mund të ndërhyjmë fuqishëm në Gaza

Më: 29 mars 2019 Në ora: 08:23
Benjamin Netanjahu

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha të enjten se Izraeli është i përgatitur të zhvillojë një fushatë të gjerë ushtarake në Gaza nëse është e nevojshme, pas një shpërthimi dy-ditor të luftimeve ndërkufitare, që ka sulmuar edhe politikat e tij të sigurisë, në dy javë para zgjedhjeve.

Në Gaza, organizatorët njoftuan planet për një protestë masive të shtunën përgjatë kufirit, për të shënuar përvjetorin e demonstratave javore në të cilat forcat izraelite, sipas zyrtarëve mjekësorë të Gazës, tashmë kanë vrarë mbi 200 palestinezë.

“Të gjithë izraelitët duhet të dinë se nëse kërkohet një fushatë gjithëpërfshirëse, ne do të hyjmë më të fortë dhe të sigurt, por pasi të kemi shteruar të gjitha mundësitë e tjera”, tha Netanyahu pasi vizitoi kufirin e Gazës dhe u takua me komandantët izraelitë.

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha javën e kaluar se forcat izraelite të sigurisë mund të kenë kryer krime lufte duke përdorur forcë të tepruar në protesta.

“Ushtria do të përdorë një dorë shumë të fortë kundër atyre që përpiqen të përballen me trupat tona”, tha ministri izraelit i sigurisë, Arye Deri, për Radion e Ushtrisë. “Askush të mos fajësojë Izraelin më pas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat