Japoni, pranvera vjen zyrtarisht me “shpërthimin” e qershive

Azia

Japoni, pranvera vjen zyrtarisht me “shpërthimin” e qershive

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:23
Pranvera ka ardhur zyrtarisht

Pranvera ka ardhur zyrtarisht. Duke parë shpërthimin e luleve të famshme të qershive, në Tokio është shpallur edhe zyrtarisht nisja e sezonit. Këtë vit, lulëzimi ka ndodhur 7 ditë më herët nga mesatarja, pavarësisht se 3 ditë më vonë sesa në vitin 2018.

Përveç Tokios, disa qytete në Japoninë jugore kanë parë pemët e tyre të famshme të qershive të lulëzojnë plotësisht, ndërsa prefekturat e veriut duhet të presin deri në fund të prillit apo fillim të majit.

Sidoqoftë, me sezonin e hapur zyrtarisht, autoritetet lokale në Tokio kanë vendosur që të ndriçojnë kopshtet e qytetit edhe gjatë natës, në mënyrë që vizitorët e panumërt që fenomeni tërheq, të mund ta shijojnë në maksimum atë.

Sezoni i lulëzimit të qershive është i rëndësishëm për Japoninë, për arsye historike, fetare dhe sociale. Qershitë në lulëzim janë padyshim të mahnitshme dhe, gjatë sezonit, në Japoni organizohen jo pak festime. E gjithë kjo tërheq çdo vit miliona vizitorë, nga vendi por dhe nga bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat