Dy palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës

Azia

Dy palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës

Më: 30 mars 2019 Në ora: 20:36
Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se një 21 vjeçar palestinez u vra nga forcat izraelite të shtunën në mëngjes pranë gardhit të kufirit. Zyrtarët palestinezë thonë se Mohammed Saad u godit me armë zjarri në kokë. Vrasja ndodhi disa orë para protestave masive të planifikuara për të shënuar njëvjetorin e protestave javore përgjatë kufirit. Ato shënojnë gjithashtu “Ditën e Tokës”, siç njihet nga arabët dhe palestinezët e Izraelit.

Autoritetet palestineze njoftuan se një vrasje e dytë ndodhi gjatë protestës pranë gardhit mes Gazës dhe Izraelit. Gjithashtu u njoftua se 33 protestues të tjerë janë plagosur.

Në këtë ditë përkujtohet vdekja në vitin 1976 e gjashtë arabëve dhe palestinezëve që demonstronin kundër shpronësimit të tokave arabe dhe palestineze.

Egjipti po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit që ka kontrollin e Gazës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat