Nuk pranoi të kërcente për të dhe shokun e tij, burri dhunon barbarisht gruan

Azia

Nuk pranoi të kërcente për të dhe shokun e tij, burri dhunon barbarisht gruan

Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:59
Mian Faisal

Një grua është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj, pasi kishte refuzuar të kërcente për të dhe kolegun e tij.

Mian Faisal, nga Paksitani e kishte zhveshur lakuriq gruan dhe më pas e kishte dhunuar, duke i rruajtur edhe kokën.  

Ishte vetë gruaja Asma Aziz, e cila publikoi një video ku kërkonte ndihmë dhe tregonte se si e kishte masakruar burri i saj duke ushtruar dhunë barbare.

Një ditë pas publikimit të kësaj videoje ka ndërhyrë vetë ministri i Brendshëm dhe mësohet se policia ka arrestuar menjëherë Mian Faisal dhe kolegun e tij Rashid Ali, i cili nuk kishte ndërhyrë për të ndalur mikun e tij të dhunonte gruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat