Tajvani akuzon Kinën për fluturime provokuese të aeroplanëve luftarakë

Azia

Tajvani akuzon Kinën për fluturime provokuese të aeroplanëve luftarakë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:59
Pekini deri më tani nuk ka reaguar ndaj pretendimeve nga Tajpehu zyrtar

Autoritetet e Tajvanit sot dënuan atë që ata e quajnë një lëvizje provokuese nga Kina pasi dy avionë luftarakë kinezë fluturuan në afërsi të linjës detare që Tajpehu zyrtar e konsideron si kufirin në ngushticën e Tajvanit.

AP raporton se Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se kanë ngritur aeroplanët për të "dëbuar aeroplanët" kinezë.

Sipas ministrisë, provokimi kinez "ka një ndikim serioz në sigurinë dhe stabilitetin rajonal".

Pekini deri më tani nuk ka reaguar ndaj pretendimeve nga Tajpehu zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat