Ish-shefi i Nissan arrestohet në Japoni, nën akuza të reja

Azia

Ish-shefi i Nissan arrestohet në Japoni, nën akuza të reja

Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:22
Carlos Ghosn

Ish-shefi i Nissan, Karlos Ghosn, është arrestuar përsëri në Tokio, derisa është liruar me kusht, në pritje të gjykimit mbi pretendimet për sjellje të pahijshme financiare, rapotron BBC.

Prokurorët thanë se 65-vjeçari ishte arrestuar për dyshime se ai i shkaktoi Nissan 5 milion dollarë humbje, sipas raporteve.

Në një deklaratë, zoti Ghosn tha se ri-arrestimi i tij ishte "i egër dhe arbitrar".

Avokati i Ghosn tha në një konferencë për shtyp se ata do të apelojnë fuqishëm kundër arrestimit të fundit.

Junichiro Hironaka tha gjithashtu se prokurorët e Tokias kishin konfiskuar pasaportën dhe telefonin celular të gruas së Karlos Ghosn, raportoi Reuters.

Z. Ghosn, i cili mohon çdo keqbërje, u lirua kohët e fundit me kusht pas 108 ditësh në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat