Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Iran

Azia

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Iran

Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:24
Iran

Irani është përballur me përmbytje të rënda javët e fundit. Numri i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet që vijojnë në vend prej më shumë se 2 javësh ka arritur në 62, ndërsa të plagosur kanë mbetur 478 persona.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Autoritetet të Emergjencave Civile, Müçteba Halidi, sipas të cilit 22 persona kanë humbur jetën në rajonin e Shirazit, 7  në Gulistan, 5 në Mazenderan, etj. Instituti Meteorologjik i Iranit ka paralajmëruar përmbytje të tjera në rajonet Kum, Simnan, Gulistan dhe Kirmanshah ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat