Vazhdon evakuimi në Iran pas përkeqësimit të vërshimeve vdekjeprurëse

Azia

Vazhdon evakuimi në Iran pas përkeqësimit të vërshimeve vdekjeprurëse

Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:16
Vazhdon evakuimi

Mijëra persona po vazhdojnë të evakuohen pas vërshimve të mëdha në Iran që kanë përfshirë shumë fshatra dhe qytete. Vërshime të tjera priten në ditët në vijim pasi Instituti Meteorologjik ka paralajmëruar reshje të mëdha të shiut.

Gratë dhe fëmijët po vendosen në zona më të sigurta ndërsa nga burrat po kërkohet që të ofrojnë ndihmë.

Në javët e fundit, numri i viktimave ka arritur në 70. Qyteti Susangerd me popullësi prej 50,000 banorësh vazhdon të mbetet në rrezik, deklarojnë autoritetet.

Rreth 70 fshatra janë evakuuar vetëm në javët e fundit. Kompanitë e energjisë eletrike në rajonin e pasur të naftës, kanë ndihmuar me ofrimin e pompave për të larguar ujin. Reshjet e mëdha të shiut filluan më 19 mars, duke prekur 1,900 qytete e fshatra.

Mijëra rrugë, ura dhe ndërtesa janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat