Shpërthimi vret të paktën tre persona në kantierin ushtarak të Iranit

Azia

Shpërthimi vret të paktën tre persona në kantierin ushtarak të Iranit

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:03
Ilustrim

Një bateri nëndetëse shpërtheu në një anije ushtarake iraniane të shtunën, duke vrarë tre punëtorë, tha transmetuesi shtetëror IRIB,transmeton Reuters.

"Tre punonjës nga stafi i Ministrisë së Mbrojtjes u martirizuan pasi një bateri në nëndetëse shpërtheu në kantierin detar Shahid Darvishi në (portin e Gjirit të) Bandar Abbas ..., i cili ndërton dhe riparon anijet ushtarake dhe nëndetëset", tha IRIB në faqen e saj.

Irani ka zhvilluar një industri të madhe të armëve vendase pas dekadave të presionit ndërkombëtar dhe përkundër embargove që e kanë ndaluar atë nga importimi i shumë armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat