E pabesueshme/ 6-vjeçarja bie nga kati i 26-të i kullës, mbijeton

Azia

E pabesueshme/ 6-vjeçarja bie nga kati i 26-të i kullës, mbijeton

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:51
Pamje nga video

Ky është momenti i pabesueshëm kur një vajzë e vogël ra nga kati i 26-të i një kulle dhe mbijetoi.

Në pamjet e kapura në kamerat e sigurisë, shihet 6-vjeçarja që ngrihet në këmbë.

Një tendë në fund të bllokut të pallateve ka pritur vajzën dhe bëri të mundur që ajo ti shpëtonte vdekjes.

Ajo u dërgua në spitalin Chongqing në Kinë. Vajza kishte marrë vetëm disa lëndime dhe kishte thyer krahun

6-vjeçarja ishte lënë vetëm në shtëpi pasi prindërit e vendosën në shtrat për të fjetur gjumë. Kur u zgjua nisi të kërkonte prindërit në apartament dhe aksidentalisht ra nga dritarja.

Për fat të mirë ra mbi një tendë në fund të bllokut të apartamenteve që lehtësoi rënien e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat