Pekini redukton taksat e importit për kompjuterat dhe produkte të tjera

Azia

Pekini redukton taksat e importit për kompjuterat dhe produkte të tjera

Më: 8 prill 2019 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Kina njoftoi sot se do të ulë taksat doganore mbi dsia produkte të konsumit, në çastin që Bashkimi Europian ashtu si SHBA-ja kërkojnë të riekuilibrojnë marrëdhëniet e tyre tregtare me Pekinin.

“Kjo masë, që do të hyjë në fuqi që nesër, parashikon tarifa doganore deri në 13% mbi librat, kompjuterat, ushqimin, mobiljet dhe disa ilaçe, përfshirë trajtimet kundër kancerit dhe sëmundjeve të rralla”, theksoi qeveria në një komunikatë.

Kjo deklaratë vjen në kuadër të një samiti BE-Kinë në Bruksel, ndërkohë që europianët po përpiqen të riekuilibrojnë marrëdhëniet e tyre me Pekinin, veçanërisht në nivel tregtar. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat