Koreja e Jugut shpall abortin “antikushtetues”

Azia

Koreja e Jugut shpall abortin “antikushtetues”

Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Ndalimi i abortit në Korenë e Jugut u shpall jokushtetues me vendim të gjykatës.

Gjykata Kushtetutese e këtij vendi urdhëroi të enjten që ligji të rishikohet deri në fund të vitit 2020.

Me ndalesën e vitit 1953, gratë jugkoreane që abortojnë, mund të gjobiten dhe burgosen, përveç rasteve të përdhunimit ose rrezikut për shëndetin e tyre.

Koreja e Jugut është një nga vendet e pakta të zhvilluara që kriminalizon abortin.

Korrespondentët thonë se shqyrtimi i ndalesës së abortit është shtyrë nga një lëvizje gjithnjë në rritje për të drejtat e grave në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat