Udhëheqësi i Iranit ndan dy miliardë dollarë për lehtësimin e përmbytjeve nga fondi i shtetit

Azia

Udhëheqësi i Iranit ndan dy miliardë dollarë për lehtësimin e përmbytjeve nga fondi i shtetit

Më: 15 prill 2019 Në ora: 11:53
Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka miratuar nxjerrjen deri në 2 miliardë dollarë nga fondi sovran i pasurisë së vendit për lehtësim dhe rindërtim pas përmbytjeve shkatërruese, njoftoi media të hënën të hënën, shkruan Reuters.

Të dielën, Ministri i Brendshëm Abdolreza Rahmani Fazli tha se pas shiut të rënë në javët e fundit në të gjithë vendin kishin shkaktuar rreth 2.5 miliardë dollarë dëm në rrugë, ura, shtëpi dhe toka bujqësore. Vërshimet më të rënda të Iranit në 70 vjet kishin vrarë të paktën 76 vetë dhe detyruan më shumë se 220,000 njerëz të evakuoheshin në strehimore.

"Përdorimi i Fondit Kombëtar të Zhvillimit është i autorizuar nëse nuk ka burime të tjera," tha Ayatollah Ali Khamenei në një letër drejtuar Presidentit Hassan Rouhani të lexuar të hënën në televizionin shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat