Afganistani dërgon 250 delegatë në takim me talibanët

Azia

Afganistani dërgon 250 delegatë në takim me talibanët

Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:40
Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ilustrim.

Qeveria e Afganistanit ka thënë se do të dërgojë 250 delegatë për t’u takuar me zyrtarët talibanë, në negociatat që mbahen në Katar këtë javë.

Takimet janë planifikuar të ndodhin nga 19-21 prill dhe janë parë si pikë kthese në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare.

Pjesë e delegacionit pritet të jenë zyrtarë qeveritarë, ish-udhëheqës luftarakë, politikanë opozitarë, liderë fetarë, gra, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Ky njëherësh do të jetë takimi i parë në mes të zyrtarëve qeveritarë dhe përfaqësuesve talibanë, prej kur kanë dështuar bisedimet për paqe, të mbajtura në Pakistan më 2015.

Bisedimet treditore në kryeqytetin e Katarit, Doha, kanë ardhur pas nxitjes që i kanë bërë Shtetet e Bashkuara procesit të paqes në këtë shtet.

Talibanët kanë refuzuar për një kohë të gjatë që të negociojnë zyrtarisht me Kabulin, pasi qeverinë e kanë cilësuar si “kukull” të Perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat