Rritja ekonomike e Kinës kalon pritshmëritë - Bota Sot
Rritja ekonomike e Kinës kalon pritshmëritë

Azia

Rritja ekonomike e Kinës kalon pritshmëritë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Ekonomia e Kinës është rritur më shpejt se që ishte planifikuar në tre muajt e parë të këtij viti, ka raportuar BBC.

Bazuar në të dhënat e publikuara të mërkurën, ekomonia është rritur për 6.4 për qind në çerekun e parë në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më parë.

Pekini ka arritur këtë gjë duke bërë ndryshime në taksa, si dhe duke tentuar që të mos rrisë borxhet.

Aktualisht, ekonomia e dytë më e madhe në botë përballet me kërkesë më të vogël të produkteve të saj, edhe për shkak të konfliktit tregtar që ka me Shtetet e Bashkuara.

Normat e rritjes ekonomike të Kinës janë duke u shikuar me shumë interes kohën e fundit, për shkak të ndikimit që mund të ketë ky shtet në gjithë ekonominë globale.

“Nuk mund të mohohet se ekonomia e Kinës ka përfunduar çerekun e parë me shifra të larta”, ka thënë ekonomisti, Julian Evans-Pritchard.

Megjithatë vetë Pekini është duke parashikuar një rritje më të vogël këtë vit, përkatësisht 6 për qind në krahasim me 6.5 për qind sa kishte synuar më 2018.

Qeveria e Kinës është duke tentuar të lirohet nga eksportet në rritje dhe të varet më shumë në konsum të brendshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...