Instagram bllokon llogaritë e komandantëve të Gardës Revolucionare të Iranit - Bota Sot
Instagram bllokon llogaritë e komandantëve të Gardës Revolucionare të Iranit

Azia

Instagram bllokon llogaritë e komandantëve të Gardës Revolucionare të Iranit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:57
Irani

Rrjeti shoqëror Instagram ka bllokuar llogaritë e disa komandantëve të Gardës Kombëtare Revolucionare të Iranit.

Ky veprim sipas zyrtarëve të Instagramit është në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.

Gjithashtu janë bllokuar edhe llogaritë në gjuhën angleze të mbështetësve të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

“Ne punojmë me autoritetet qeveritare për të siguruar përmbushjen e detyrimeve tona ligjore, përfshirë edhe ato që lidhen me vendimet e fundit për Gardën Revolucionare të Iranit”, tha një zëdhënës i rrjetit shoqëror Instagram.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 8 prill e shpalli Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë të huaj terroriste.

Facebook, Twitter dhe Telegrami janë të ndaluara në Iran duke e bërë Instagramin të vetmin rrjet shoqëror në të cilin kanë qasje iranianët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...