Netanyahut i jepet mandati për formimin e qeverisë izraelite

Azia

Netanyahut i jepet mandati për formimin e qeverisë izraelite

Më: 18 prill 2019 Në ora: 06:32
Benjamin Netanjahu

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, e ka mandatuar edhe zyrtarisht, Benjamin Netanjahun, për një mandat të pestë me rradhë si kryeministër.

Partia Likud e kryeministrit Netanyahu fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Izrael që u mbajtën më 9 prill.

Pas mandatit, Netanjahu ka afat 42 ditë për të formuar koalicionin qeverisës.

Presidenti Rivlin, këtë javë, organizoi konsultime pas-zgjedhore me krerët e partive, për të dëgjuar rekomandimet e tyre, lidhur me atë se kush duhet të mandatohet si kryeministër i ardhshëm.

Aleatët e Netanjahut, të cilët kryesojnë një shumicë prej 65 deputetë në parlamentin me 120 vende, të gjithë i dhanë mbështetje Netanjahut që të vazhdojë punën si kryeministër.

Në javët e ardhshme, Netanjahu do të duhet të negociojë marrëveshje koalicioni me aleatët e krahut të djathtë, të cilët do të kërkojnë pozita të fuqishme dhe me ndikim në kabinetin e ri qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat