Hakmarret ndaj ish gruas, babai mbyll vajzën në kafazin e një qeni

Azia

Hakmarret ndaj ish gruas, babai mbyll vajzën në kafazin e një qeni

Më: 20 prill 2019 Në ora: 20:52
Fotot e vogëlushes në kafaz

Një veprim i shëmtuar ka qenë ai i një babai në Kinën Jugore, i cili për tu hakmarrë ndaj ish gruas ka mbyllur vajzën në një kafaz qeni.

Xu Qian nga Guangdon Provincë në Kinës Jugore i ka dërguar ish gruas së tij foto të vajzës që e kishte futur në një kafaz ku mbahen qentë. Por, nuk ka mjaftuar vetëm kjo, ai ka kryer dhe veprime të tjera ndaj vogëlushes që është vetëm 20 muajshe.

Sikurse duket edhe në foto, ai e ka shtrirë vajzën në tokë dhe me pas i ka vendosur këmbën e tij në fytyrë dhe foton ja ka nisur sërish ish gruas, shkruan “The Sun”. Edhe pse gruaja ka bërë denoncim në polici lidhur me keqtrajtimi që ish burri i saj i ka bërë foshnjes, ajo mendon se ai nuk do të ndëshkohet.

Image

Ajo ka treguar se është dhunuar me herët nga ish-burri dhe sa herë ka thirrur policët nuk është burgosur, por vetëm është kritikuar. “Ai më keqtrajtuar dhe sa herë që telefonoja policinë, ata nuk e ndëshkojnë, por vetëm e kritikojnë”, ka thënë ajo.

Fotot e vogëlushes në kafaz dhe këmba e Xu Qian në fytyrën e saj janë bërë virale dhe janë shpërndarë më shumë se 38.000 herë në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat