Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, mbi 20 viktima nga shpërthimet në kisha dhe hotele - Bota Sot
Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, mbi 20 viktima nga shpërthimet në kisha dhe hotele

Azia

Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, mbi 20 viktima nga shpërthimet në kisha dhe hotele

Më: 21 prill 2019 Në ora: 07:55
Sri Lanka

E diela e Pashkëve është përgjakur në Sri Lanka, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele.

BBC raporton se nga shpërthimet 20 persona jenë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur, por disa media të tjera thonë se numri i viktimave është mbi 40.

Autoritetet thonë se u raportua për 6 shpërthime, ndërsa në shënjestër kanë qenë tri kisha në Kochchikade, Katuwapitiya dhe Batticaloa.

Ngjarja ka ndodhur kur besimtarët filluan kremtimin e të dielës së Pashkëve.

Shpërthimet duket se kanë qenë të koordinuara, pasi kanë ndodhur rreth orës 8:45 sipas kohës lokale.

Ndërkohë mediat lokale raportojnë se në të njëjtën kohë, në kryeqytet, u goditën hotelet Shangri-La dhe Kingsbury.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...