Ushtria e Shri Lankës merr kompetencat e luftës

Azia

Ushtria e Shri Lankës merr kompetencat e luftës

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:02
Ilustrim

Presidenti i Shri Lankës, Sirpale Sirisen, sot i ka dhënë ushtrisë një mandat të gjerë për të arrestuar të dyshuarit pas një serie sulmesh për Pashkë.

Masa hyn në fuqi në mesnatë, ndërkohë do të vendoset edhe ora policore nga ora 20.00 sipas kohës lokale.

Ushtarët dhe policët e armatosur qëndronin sot në të gjitha udhëkryqet në kryeqytetin Kolombo.

Rrugët ishin kryesisht bosh dhe dyqanet janë të mbyllura.

Kompetencat e dhëna për  ushtrinë ishin hequr me përfundimin e luftës civile në Shri Lanka në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat