Shkon në 16 numri i të vdekurve nga tërmetet në Filipine

Azia

Shkon në 16 numri i të vdekurve nga tërmetet në Filipine

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:51
Filipine

16 persona kanë vdekur në Filipine, si pasojë e dy tërmeteve të mëdha.

Sipas autoriteteve të atjeshme janë plagosur edhe 81 persona ndërsa 14 persona tjerë janë të humbur.

Tërmeti i parë ndodhi të hënën në ishullin Luzon me magnitudë 6.1 shkallë, ndërsa tërmeti i dytë me magnitudë 6.3 shkallë ndodhi në ishullin Samari.

Pos këtyre raportohet edhe për dëme të mëdha materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat