Kalmunei i Shri Lankës goditet nga tre shpërthime

Azia

Kalmunei i Shri Lankës goditet nga tre shpërthime

Më: 26 prill 2019 Në ora: 18:57
Kalmunei

Tre shpërthime kanë ndodhur në qytetin lindor të Shri Lankës, Kalmundei.

Policia dhe ushtria janë vënë në kërkim të sulmuesve të dyshuar. Shri Lanka është goditur nga sulme që kanë qenë vdekjeprurëse nga fundjava e kaluar, shkruan RT.

Nga tre sulmet e reja që kanë ndodhur sot nuk është raportuar për të lënduar.

Nga sulmet në javën e fundit nëpër kisha dhe hotele në Shri Lankë, kanë vdekur mbi 250 persona.

Përgjegjësinë për eksplodimet e kanë marrë Shteti Islamik – ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat