Një shtëpi publike me robotë të seksit, është hapur në Japoni, dhe madje ofron marrëdhënie treshe biseksuale për meshkujt që e dëshirojnë një gjë të tillë.
Shefi i kësaj Shtëpie Publike, dëshiroi që t’i ofronte një shans njerëzve që t’i përjetojnë “fantazitë e tyre më të egra” dhe kështu e hapi lokalin LumiDolls në qytetin e Nagoya.
Në uebsajtin e këtij lokali shkruhet “jetoje fantazitë seksuale me kukullat më seksi të Azisë”.
Një seancë prej tre orësh kushton 250 dollarë, ndërsa për një orë, vetëm 90 dollarë.
Në uebsajtin shkruhet: “Për herë të parë, kukullat Lumidolls në Nagoya! Lumidollsat i ofrojnë botës përvoja reale të kukullave seksuale!”
“Bëji ëndrrat e tua erotike realitet dhe kalo një kohë të paharrueshme me kukullat. Do të kënaqesh” thuhet në faqen e internetit.
Në këtë lokal mund të bëni edhe “kërkesa speciale” dhe të marrësh dy kukulla për të bërë marrëdhënie seksuale me të dy gjinitë, pra marrëdhënie biseksuale.