Në Kinë konfiskohen Lego false në vlerë 30 milionë dollarë

Azia

Në Kinë konfiskohen Lego false në vlerë 30 milionë dollarë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 20:06
Lego

Policia kineze ka zbuluar një grup kriminal të akuzuar për prodhimin dhe shitjen e kubave Lego të rremë në vlerë 30 milionë dollarë.

Policia kontrolloi lokalet e një prodhuesi lodrash kineze në Shenzhen, një qytet në jug të vendit dhe katër vetë u arrestuan, njofton BBC.

Në mesin e lodrave ishin edhe sete të "Star Wars", tha policia në një deklaratë, sipas së cilës me këtë rast janë konfiskuar gjithsej 630,000 produkte të gatshme.

"Në tetor, policia e Shangait zbuloi se kubat që Lepin shet janë shumë të ngjashme me kubat Lego", tha policia.

Një komplet më i vogël i kubave Lego në temën "City" shitet për 3 dollarë, derisa çmimi fillestar i kubave origjinalë Lego kushtojnë 15 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat