Të paktën 10 viktima nga moti i keq në Indi

Azia

Të paktën 10 viktima nga moti i keq në Indi

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:12
Indi

Cikloni më i fortë tropikal që godet Indinë në 20 vitet e fundit ka shkaktuar dëme të mëdha dhe të paktën 10 të vdekur, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta deri në 240 km/h.

Cikloni “Fani” goditi në afërsi të qytetit të Purit në shtetin e Odishas, ndërsa vijoi të përparojë në brendësi të vendit duke iu drejtuar Kalkutës, një nga qytetet më të populluara në Indi.

Më shumë se 1 milionë njerëz u evakuuan nga zonat ku pritet të kalojë cikloni, i cili pritet të godasë rreth 10 mijë fshatra dhe 52 qytete. Në gatishmëri të lartë është edhe Bangladeshi, i cili pritet të goditet gjatë orëve në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat