Vetëvriten 25 studentë kur morën vesh se ranë nga provimi

Azia

Vetëvriten 25 studentë kur morën vesh se ranë nga provimi

Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

25 vetëvrasje ndodhën brenda 10 ditësh, të gjithë studentë, vetëm sepse kishin kujtuar se kishin ngelur në një provim.

33% e 970 mijë studentëve nuk e kishin kaluar dot provimin, por e gjitha kishte qenë një gabim kompjuterik i lejuar nga një mësues. Fatkeqësisht, gabimi u zbulua shumë vonë.

Dy prej të vetëvrarëve ishin dy vajza që kishin lyer trupin me benzinë dhe i kishin vënë flakën, pasi kishin marrë përgjigjet.

Një mësues u pezullua dhe u gjobit me 80 dollarë, por prindërit u ngritën në protesta dhe kërkuan hetime e dorëheqje në nivele më të larta shtetërore, si dhe ndëshkimin e kompanisë private që kishte marrë tenderin për të korrigjuar provimet në mënyrë elektronike, pasi dyshohet që mund të ketë pasur edhe përpjekje për mashtrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat