Netanyahu urdhëron sulme ajrore të mëdha në kufirin me Rripin e Gazës

Azia

Netanyahu urdhëron sulme ajrore të mëdha në kufirin me Rripin e Gazës

Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:31
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se ka urdhëruar ushtrinë për sulme të mëdha kundër militantëve në Gaza, derisa po vazhdon rritja e armiqësisë për ditën e tretë në kufirin që ndanë dy vendet.

Një sulm ajror nga Gaza la të vrarë një civil izraelit të dielën, derisa dy palestinezë të armatosur u vranë nga sulmet ajrore të Izraelit.

Ushtria e Izraelit tha se të paktën 450 raketa kanë pasur për cak qytetet jugore të Izraelit dhe kanë sulmuar 220 caqe të grupit militant të Gazës.

Raundi i ri i dhunës filloi dy ditë më parë kur një snajperist i xhihadit islamik, qëlloi trupat izraelite duke lënë të plagosur dy ushtarë.

Shpërthimi i luftimeve vjen pasi liderët e Hamasit, grup militant që kontrollon Gazën, dhe një grup i vogël islamik ishin në bisedime në Egjipt për të arritur armëpushim.

Tensionet janë rritur ditëve të fundit pas dyshimeve nga Hamasi se Izraeli po e vonon implementimin e armëpushimit të dakorduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat