Dhjetëra të vrarë në veriperëndim të Sirisë, OKB bën thirrje për qetësi

Azia

Dhjetëra të vrarë në veriperëndim të Sirisë, OKB bën thirrje për qetësi

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:54
Idlib, Siri (Foto arkivi)

Kombet e Bashkuara bënë thirrje për shtensionimin e situatës në veriperëndim të Sirisë, pasi luftimet midis forcave qeveritare dhe opozitare atje lanë dhjetëra civilë të vrarë ose të plagosur.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, iu bëri thirrje të gjitha palëve që t'i kthehen armëpushimit, i cili mbulon pjesë të kontrolluara nga opozita në provincat Idlib, Alepo dhe Hama.

Aktivistët thanë se 43 luftëtarë dhe pesë civilë u vranë vetëm të hënën.

Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se së paku 27 civilë u vranë dhe 31 u plagosën që nga 29 prilli, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Dy struktura mjekësore gjithashtu thuhet se u dëmtuan nga sulmet ajrore.

Idlibi, Hama veriore dhe Alepo perëndimore janë bastioni i fundit i opozitës në Siri, pas tetë vjetësh të luftës civile.

Shtatorin e kaluar, për këtë rajon është arritur një armëpushim, i ndërmjetësuar nga Rusia, e cila mbështet forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqia, e cila mbështet opozitën.

Armëpushimi ka mbrojtur rreth 2.7 milionë civilë që jetojnë atje nga ofensivat e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat