Irani njofton tërheqjen e pjesshme nga marrëveshja nukleare e 2015-ës

Azia

Irani njofton tërheqjen e pjesshme nga marrëveshja nukleare e 2015-ës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 08:39
Iran

Irani u ka dërguar letra ambasadorëve që përshkruajnë tërheqjen e tij të pjesshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore, njoftoi televizioni shtetëror, pa elaboruar çfarë hapash do të ndërmerrte.

Letrat u janë dërguar liderëve të Britanisë, Kinës, Bashkimit Evropian, Francës dhe Gjermanisë.

Të gjithë këto shtete ishin nënshkrues të marrëveshjes bërthamore, sipas të cilës Irani kufizoi pasurimin e saj të uraniumit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Një letër u dërgua gjithashtu në Rusi, shkruan Al Jazeera.

Ministria e Jashtme e vendit tha: “Vendimi i këshillit të sigurimit të lartë për të ‘ndaluar të veprojë për disa nga angazhimet e Republikës Islamike të

Iranit në kuadër të JCPOA [marrëveshjes bërthamore]’ u është komunikuar krerëve të shteteve të vendeve” ende palë në marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat