Mosaad: Irani po planifikon sulme

Azia

Mosaad: Irani po planifikon sulme

Më: 9 maj 2019 Në ora: 08:16
Ilustrim

Agjencia izraelite e inteligjencës Mosad e paralajmëroi SHBA-në për plan të mundur të Iranit për sulm ndaj forcave amerikane dhe interesave të Gjirit, para se Uashingtoni të kumtojë se do të dërgojë bartës të aeroplanëve dhe bombarduesve në Lindjen e Afërt.

Disa aeroplanë me aftësi bërthamore B-52 nisen në rajon së bashku me grupet operative të bartësve të aeroplanëve, e cila e ndjek atë që Ministria e Mbrojtjes e quajti “ndikime të qarta se forcat iraniane po përgatiten për sulme të mundshme kundër forcave amerikane”.

“Sistemimi i bartësit të aeroplanit ‘Abraham Linkolin’ dhe grupet me bomba konsiderohen hap kujdesi në përgjigjen ndaj indikacioneve për rritjen e gatishmërisë iraniane për kryerjen e operacioneve ofensive kundër forcave amerikane dhe interesave tona”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit Çarls Samers.

Ai shtoi se ato nuk kërkojnë luftë me regjimin iranian, por e mbrojnë personelin amerikan, aleatët dhe interesat amerikane në rajon.

Mediat izraelite citojnë përfaqësuesit zyrtar të vendit, sipas të cilave, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së Xhon Bolton, është paralajmëruar për mundësinë nga komploti iranian edhe atë në takim me këshilltarin izraelit të sigurisë kombëtare Meir Ben Shabat në Uashington para dy javëve.

Ky përfaqësues zyrtar deklaroi se Mosadi ka prezantuar disa skenarë të sulmit të mundur iranian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat