Iraku goditet nga tërmeti prej 5.3 shkallësh

Azia

Iraku goditet nga tërmeti prej 5.3 shkallësh

Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi prej 5.3 shkallësh të Rihterit e ka goditur rajonin afër qytetit kurd të Irakut, Sulaimaniya, të shtunën. Lajmin e bëri të ditur Instituti Amerikan për Gjeologji.

Mjekët irakianë kanë thënë se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar dhe zyrtarët deklaruan se nuk ka pasur dëme të mëdha materiale.

Instituti Amerikan për Gjeologji njoftoi se tërmeti u regjistrua 71 kilometra në jug të këtij qyteti dhe epiqendrën e kishte 10 kilometra në thellësi të tokës.

Zyra monitoruese sizmike e qytetit irakian tha se epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Darbandikhanit dhe se dridhjet janë vërejtur edhe në qytetet përreth tij.

Mediet iraniane thanë se tërmeti kishte fuqi prej 5.1 shkallësh dhe dridhjet e tij janë vërejtur në qytetin kufitar të Ezgelehut. Sidoqoftë, nuk ka pasur raportime për pasoja në njerëz ose dëme materiale.

“Tërmeti ndodhi në Irak dhe u ndie në Ezgeleh. Për fat të mirë, deri tash nuk është raportuar për dëme”, tha kreu i agjencisë për menaxhimin e emergjencave, Jalil Balayi për një agjenci lajmesh, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat