Rohani bën thirrje për unitet pas përkeqësimit të gjendjes ekonomike - Bota Sot
Rohani bën thirrje për unitet pas përkeqësimit të gjendjes ekonomike

Azia

Rohani bën thirrje për unitet pas përkeqësimit të gjendjes ekonomike

Më: 12 maj 2019 Në ora: 11:04
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka bërë thirrje për unitet ndërmjet fraksioneve politike të vendit, pas përkeqësimit të gjendjes ekonomike si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Rohani tha se “presionet nga armiqtë është një luftë e paprecedentë në historinë tonë të Revolucionit Islamik”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

“Sot, nuk mund të thuhet nëse kushtet janë më të mira apo më të këqija se në periudhën e luftës (lufta me Irakun 1980-88), por gjatë luftës ne nuk kemi pasur probleme me bankat tona, me shitjen e naftës, me importet dhe eksportet, atëherë ka pasur vetëm sanksione mbi blerjen e armëve”, tha presidenti iranian, teksa po fliste para disa aktivistëve të grupeve të ndryshme të interesit.

“Por, unë nuk dëshpërohem dhe kam shpresë të madhe për të ardhmen tonë dhe besoj se mund t’i tejkalojmë këto vështirësi nëse bëhemi bashkë”, tha Rohani.

Kriza ekonomike në Iran është përkeqësuar, që prej se SHBA-ja u largua nga marrëveshja bërthamore ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet ekonomike.

Sanksionet mbi eksportet e metalit dhe të naftës së Iranit kanë për qëllim të rrisin presionin mbi Teheranin, që të heqë dorë, nga siç i cilëson Uashingtoni “aktivitetet malinje”, të tilla si zhvillimi i armëve bërthamore dhe financimi i aktiviteteve militante në rajon. Teherani i hedh poshtë këto akuza të Uashingtonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...