Kryeministri i Pakistanit dënon sulmin në një hotel në Baloçistan - Bota Sot
Kryeministri i Pakistanit dënon sulmin në një hotel në Baloçistan

Azia

Kryeministri i Pakistanit dënon sulmin në një hotel në Baloçistan

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:43
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan. Fotografi nga arkivi.

Kryeministri i Pakistanit ka dënuar sulmin vdekjeprurës të kryer nga kryengritësit në një hotel luksoz në jugperëndim të vendit.

Të paktën tre sulmues u vranë nga forcat e sigurisë, pasi ata hyjnë në hotelin Pearl Continental në qytetin Gwadar. Ata ishin të pajisur me armë të zjarrit dhe granata, tha ushtria.

Grupi separatist i quajtur Ushtria për Çlirimin e Baloçistanit mori përgjegjësinë për këtë sulm dhe publikoi fotografitë e katër sulmuesve.

“Tentime të tilla, posaçërisht në Baloçistan, janë një përpjekje për të sabotuar projektet tona ekonomike dhe prosperitetin. Ne nuk duhet të lejojmë që agjenda të tilla të kenë sukses”, tha kryeministri pakistanez, Imran Khan.

Policia tha se sulmuesit u vranë nga rojet e sigurisë së hotelit, kur ata hynë në ndërtesë.

Qyteti Gwadar që gjendet në provincën Boliçistanit, është një qytet ku Kina ka investuar në projekte të ndryshme.

Separatistët për vite të tëra kanë kryer sulme të shumta në këtë provincë, e cila është e pasur me naftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...