Orë policore në Shri Lankë për shkak të dhunës kundër myslimanëve

Azia

Orë policore në Shri Lankë për shkak të dhunës kundër myslimanëve

Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:34
Shri Lanka

Shri Lanka vendosi orë policore në gjithë vendin për shkak të rritjes së dhunës kundër myslimanëve.

Xhamitë dhe dyqanet e myslimanëve u bënë shënjestra të sulmeve, por nuk ka raporte për viktima.

Në disa qytete, policia qëlloi në ajër dhe përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Tensionet janë në rritje prejse militantët islamikë sulmuan kisha dhe hotele, muajin e kaluar në Shri Lankë, duke vrarë mbi 250 njerëz.

Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, bëri thirrje për qetësi, duke thënë se trazirat aktuale i dëmtojnë hetimet e sulmeve që ndodhën të Dielën e Pashkëve.

Ora policore do të zgjasë gjatë gjithë natës, nisur nga ora 21:00, sipas kohës lokale.

Myslimanët përbëjnë afro 10% të 22 milionë banorëve të Shri Lankës, të cilët janë kryesisht budistë sinhalezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat