Në ndërtesën që u rrëzua sot në qendrën financiare të Shangait, pesë persona humbën jetën dhe 14 u nxorën nga rrënojat.
Ndërtesa në distriktin Changing ishte në procesin e rinovimit, në mënyrë që të ketë një sallë ekspozite për makina kur edhe ndodhi kolapsi, njofton AP.
Në kohën e aksidentit, rreth 20 vetë ishin në ndërtesë.
Shkaku i shembjes së ndërtesës ende nuk dihet, thanë zyrtarët kinezë.