Zgjedhjet në Indi: Partia e kryeministrit Modi në epërsi

Azia

Zgjedhjet në Indi: Partia e kryeministrit Modi në epërsi

Më: 23 maj 2019 Në ora: 09:08
Mumbai, Indi

Rezultatet e para nga zgjedhjet e përgjithshme në Indi e nxjerrin kryeministrin Narendra Modi dhe partinë e tij në epërsi.

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia e Modit Bharatiya Janata kryeson ndaj partisë rivale, Kongresi Kombëtar Indian, në garën për Parlament.

Një udhëheqës rajonal i Kongresit Kombëtar Indian tha se partia opozitare po e pranon humbjen.

Zgjedhjet në Indi u zhvilluan për gjashtë javë.

Dhjetëra miliona indianë në 20 shtete dhe territore i hodhën votat e tyre në 91 zona elektorale.

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Indisë ka 542 vende dhe çdo parti ose koalicion ka nevojë për një minimum prej 272 deputetësh për të formuar qeverinë.

Ministri i Jashtëm i Indisë, Sushma Swaraj, nga partia e Modit, tha në Twitter se Partia Bharatiya Janata ka shënuar "fitore masive".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat