Dy persona vdesin dhe 14 tjerë lëndohen nga një bombë në xhaminë myslimane në Pakistan

Azia

Dy persona vdesin dhe 14 tjerë lëndohen nga një bombë në xhaminë myslimane në Pakistan

Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:06
Foto

Një bombë në një xhami në qytetin pakistanez të Quetta të premten vrau dy persona dhe plagosi 14 tjerë, thanë zyrtarët, shkruan Reuters.

Shpërthimi ndodhi në xhaminë myslimane sunite kur njerëzit po u ofronin lutjet e së premtes.

"Kishte rreth 100 njerëz atje, kur një bombë shpërtheu shumë afër udhëheqësit të lutjes", tha oficeri i policisë Abdul Qayum.

Nuk kishte asnjë pretendim për përgjegjësi.

Quetta është provinca kryeqytetase Baluchistan e cila është rrënuar për dekada të tëra nga një kryengritje separatiste. Separatistët zakonisht sulmojnë infrastrukturën energjetike dhe forcat e sigurisë.

Militantë myslimanë sunitë gjithashtu veprojnë në krahinë. Ata zakonisht sulmojnë objektivat e qeverisë dhe anëtarët e minoritetit shiit mysliman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat