Sulltani i Bruneit do vazhdojë të ruajë diplomën që e mban në Universitetin e Oxfordit

Azia

Sulltani i Bruneit do vazhdojë të ruajë diplomën që e mban në Universitetin e Oxfordit

Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:19
Sulltani i Bruneit, Hassan Bolkiah

Sulltani i Bruneit, Hassan Bolkiah, ka arritur të mbajë një diplomë të nderit që e ka nga marrë nga Universiteti britanik i Oxfordit. Kjo pasi që ka pasur reagime të shumta ndaj tij për propozimin e dënimit me vdekje për homoseksualët.

Së paku 120 mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion që kërkon nga Universiteti që të anulojë një diplomë të nderit për ligjin civil që ia kishte dhënë në vitin 1993 sulltanit.

“Është koha që Universiteti të e kuptojë që refuzimi i veprimeve konkrete bën që nxënësit e komunitetit LGBT bën që studentët të mendojnë që ky institucion asnjëherë nuk do i priorizojë të drejtat e tyre në përmasa globale’’ thuhej në peticion.

Sulltani vetë ishte shprehur i gatshëm të kthente diplomën nëse Universiteti do e shihte si të drejtë që të e anulonte atë.

Ndërkohë ai vet e ka shtyer implementimin e ligjit të ri pas reagimeve të shumta ndërkombëtare. Ligji i ri parashihte që kushdo që kryente marrëdhënie homoseksuale të dënohej me gjuajtje me gurë deri në vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat