U lodh nga ngjitja në malin Everest, 41-vjeçari ndërron jetë në “zonën e vdekjes” - Bota Sot
U lodh nga ngjitja në malin Everest, 41-vjeçari ndërron jetë në “zonën e vdekjes”

Azia

U lodh nga ngjitja në malin Everest, 41-vjeçari ndërron jetë në “zonën e vdekjes”

Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:42
Mont Everest

Numri i njerëzve që duan të ngjisin malin Everest është rritur me shifra rekord gjatë kësaj periudhe, po aq sa edhe numri i njerëzve të vdekur. Një britanik ndërroi jetë sot pasi u lodh shumë gjatë ngjitjes.

Robin Haynes Fisher, 41 vjeç, vdiq në zonën e ashtuquajtur “zona e vdekjes”, e njohur për nivele të ulëta të oksigjenit, tha Mira Acharya, një zyrtare e departamentit të turizmit.

Bilanci i të vdekurve për këtë sezon në malin më të lartë të botës ka arritur në dhjetë.

Zyrtarët thanë se shumica e vdekjeve erdhën nga lodhja dhe vonesa në rrugën e mbushur me njerëz.

Para disa ditësh alpinisti , Nirmal Purja postoi një fotografi në Facebook ku dëshmonte ‘bllokimin e trafikut’ në majën më të lartë të malit në botë e mbuluar nga dëbora.

Numri i njerëzve që u ngjiten në Everest në vitin 2019 mund të kalojë rekordin e vitit të kaluar prej 807 personash që kanë arritur majën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...