Tre të vrarë nga protestat e dhunshme në Pakistan

Azia

Tre të vrarë nga protestat e dhunshme në Pakistan

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:38
Pakistan

Të paktën tre vetë janë vrarë dhe më shumë se 15 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë ngjatë një proteste në Pakistan

Kjo është ngjarja e fundit e tensioneve midis ushtrisë së fuqishme të vendit dhe grupit të të drejtave.

Të shtënat ndodhën në protestën e udhëhequr nga dy udhëheqës të Lëvizjes Pashtun Tahaffuz, të cilët janë gjithashtu anëtarë të parlamentit, pranë një pikë kontrolli në zonën e Khar Qamar të Ëaziristanit të Veriut të dielën në mëngjes, thanë ushtarët në një deklaratë.

Ka pasur raporte kontradiktore se kush e inicioi dhunën. Aktivistët e PTM treguan për Al Jazeera se ushtarët qëlluan mbi protestuesit e paarmatosur, ndërsa ushtria tha se protestuesit “sulmuan” postin, të udhëhequr nga Mohsin Dawar dhe Ali Wazir, të dy anëtarë të zgjedhur të Asamblesë Kombëtare në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.

Autoritetet e kanë vendosur orën policore në vendin ku ndodhi dhuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat